Gazmend Muharemi është afarist i njohur dhe ekspert në fushën e marketingut.
Karrierën profesionale e ka ndërtuar në disa kompani rajonale të marketingut, e më vonë ka mbajtur edhe pozita menaxheriale në departamentet e marketingut dhe prokurimeve në kompaninë botërore Ecolog International. Ka përfaqësuar kompaninë në konferenca dhe panaire të shumëta ndërkombëtare në Turqi, Libi, Irak dhe disa vende të Evropës.
Për më shumë se gjysmë dekade menaxhon me sukses biznesin familjar “Aya Farm” duke ofruar produkte organike qumështore me sistemin unik distribues “nga ferma në shtëpi”.
Vazhdimisht kontribon në zhvillimin e ekonomisë lokale të Pollogut duke punësuar staf lokal dhe duke ndihmuar biznese tjera në rrethinë.
Gazmendi ka diplomuar në departamentin e marketingut pranë UEJL.