Xhavit Halimi është specialist i marketingut digjital dhe marrdhëniet me publikun, aktualisht punon në spitalin privat One Hospital – Tetovë ku menaxhon aktivitet e marketingut të spitalit. Në vitin 2017 themeloi agjencionin për reklama “Sociama” e cila merret me aktivitete në fushën e marketingut digjital, më saktësisht në fushën e menaxhimit të mediave sociale të bizneseve të ndryshme. Studimet universitare i ka kryer në fushën e komunikimit dega “Marrdhëniet me publikun dhe Reklamë” në Anadolu University. Gjithashtu, është formuesi i grupit muzikor “Trio Darabuka” e cila është aktiv në evente dhe ahengje të ndryshme.
Arsyja e përkrahjes se iniciativës vjen nga ajo sepse beson se qyteti i Tetoves meriton dhe ka nevojë te udhëhiqet nga njerëz me sinqeritet dhe nga njerëz profesionist që do të kontribojnë në ekonominë, kulturën dhe të ardhmen e qytetit.