Vullnet Neziri është oboist i diplomuar në Universitetin “Kiril dhe Metodij” në Shkup. Momentalisht punon si oboist në “Ansamblin shteterorë të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV”. Ka marrë pjesë në konkurse si mbrenda dhe jasht vendit ku është shpërblyer me çmim të dytë.Si solist dhe pjesë e orkestrave ka koncertuar nëpër vende të ndryshme të ballkanit por edhe në evrope si: Franc, Belgjik, Zvicer ,Turqi ,Slloveni etj.Ai gjithashtu është kompozitor dhe tekstshkrues i muzikës moderne, vokalist si dhe backvokalist i rock grupit tetovar “Elita 5” në turneun e tyre në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë. Krahas kësaj ai ka qenë një ndër orkestruesit e parë të “Ansamblit shteterorë të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV”.