Vullnet Neziri

Vullnet Neziri është oboist i diplomuar në Universitetin “Kiril dhe Metodij” në Shkup. Momentalisht punon si oboist në “Ansamblin shteterorë të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV”. Ka marrë pjesë në konkurse si mbrenda dhe jasht vendit ku është shpërblyer me çmim të dytë.Si solist dhe pjesë e orkestrave ka koncertuar nëpër vende të […]
Sunaj Mustafi

Sunaj Mustafi shkollimin e mesëm e ka kryer në shkollën Ekonomike SHMEK “8-Shtatori”. Studimet i ka vazhduar në Universitetin e Tetovës në drejtimin e Inxhinjeris së Ndërtimit. Ka qenë aktivist i organizatës joqeveritare “Multikultura”. Ka qenë i punësuar si Project Designer në fabriken Abi Inox.
Shqipron Osmani

Shqipron Osmani i lindur më 04.10.1994 në Tetovë.I diplomuar në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, dega: Biznes dhe Ekonomi-specializimi Marketing Management. Ka punuar ne Ecolog International Tetovë, në departamentin e marketingut, si dhe në B.S Trade Consulting Group si kontabilist dhe po ashtu si menaxher marketingu. Në ndërkohë ka qenë i angazhuar si Mbykqyrës, […]
Fadil Ismaili

Fadil Ismaili është gastronom me përvojë prej më tepër se 20 vite. Pjesën më të madhe të jetes e ka kaluar largë vendelindjes, gjegjësisht në Zvicer, ku ka ushtruar profesionin e vetë. Në vitin 2016 është kthyer në Tetovë, dhe për momentin merret me alpinizëm. Dëshira e madhe për një Tetovë më të mirë e […]
Nusret Haliti

Nusret Haliti është pronar i kompanisë teknologjike Bridge-Technology që gjendet pranë Parkut Teknologjik të Universitetit të Evropës Juglindore – Tetovë. Ai është i diplomuar në fushën e inxhinjeriës elektrike dhe teknologjisë së informacionit pranë Universitetit të “Shën Kirilit dhe Metodit” në Shkup. Nusret Haliti ka pervojë 20 vjeçare në lëmitë: telekomunikacioneve, energjise, teknologjive të avancuara […]
Nasuf Nebiu

Nasuf Nebiu me profesion arkitekt, punon si projekt menaxher në studion për arkitekturë dhe dizajn BMA në Shkup.
Ebrar Qazimi

Ebrar Qazimi studimet deridiplomike i ka kryer në Fakultetin e Filologjisë, drejtimi Gjuhë dhe letërsisë angleze në Universitetin e Tetovës me sukses të dalluar. Punon si mësuese në shkollë fillore dhe si përkthyese për më tepër gjuhë. Ajo është person i etur për sfida të reja të cilat i kryen me përkushtim të madh.
Ahmed Abdullai

Ahmed Abdullai ka magjistruar në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore pranë Universitetit të Evropës Juglindore, ku edhe njëkohësisht punon si zhvillues softueri.
Burim Islami

Burim Islami ka mbaruar studimet në Fakultetin e Arteve pranë Univerzitetit të Tetovës, drejtimi Dizajn Grafik. Punon si Ueb dhe Grafik Dizajner në kompaninë “iSolve”. Është themelues i grupit “Kodra Freeriders” me anë të cilit promovojnë turizmin dimëror në Kodrën e Diellit, dhe njëkohësisht angazhohen për kushte më të mira në po të njejtën qendër.
Fatos Lumani

Fatos Lumani është kompozitor i diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë, ku edhe ka punuar si ligjërues. Momentalisht është Profesor në Fakultetin e Arteve, dega muzikë, në Universitetin e Tetovës. Ai është krijuesi i operës së parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si dhe krijues i shumë formave të tjera për muzikë dhome dhe […]