Jam studente e shkencave politike në Universitetin e Oslos. Jam anëtare dhe nënkryetare e një ndër distrikteve më të mëdha në Oslo për partinë e gjelbërt.
Poashtu jam në bordin udhëheqës në organizatën e të verbërve në Norvegji. Kam punuar dhe punoj me kampanja, projekte dhe organizata të ndryshme për natyrën, ambient të pastër, të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe një shoqëri më inkluzive në përgjithësi – si në politikë, instutucione të ndryshme, art dhe kulturë.
Tetova ka potencial dhe njerëz të mirë, prandaj dua të kontriboj për ta bërë Tetovën edhe më mirë.